Grabitje spektakolare në Librazhd, shokohen pronarët dhe polica

Një grup i strukturuar vjedhësish profesionistë prej disa muajsh po zhvillon aktivitet kriminal në Qarkun e Elbasanit, duke vjedhur bizneset e mëdha në qendrat e qyteteve.

Paraprakisht bëhet me dije se vjedhja është kryer nga katër persona të maskuar, të cilët janë larguar së bashku me mallrat e vjedhura me dy automjete. Dyshohet se banda e vjedhësve ka qenë e armatosur dhe se automjetet e përdorura prej tyre kishin targa fallso. Ndërkohë, burime të besueshme thanë se vjedhja e kryer u ka shkaktur këtyre dy bizneseve një dëm prej disa mijëra euro.StrugaLajm

Policia ka dokumentuar ngjarjen dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e vjedhësve të këtyre bizneseve. Pak muaj më pare, në Librazhd u rregjistruan disa vjedhje të tjera të bujshme, mes të cilave edhe vjedhja për herë të tretë e një argjendarie.StrugaLajm

Rasti i fundit ka alarmuar pronarët e bizneseve në Librazhd, të cilat edhe pse janë me sisteme alarmi dhe kamera sigurie, ndjehen të sfiduara nga rrezikshmëria e paraqitur së fundi nga banda vjedhësish kaq të mirëorganizuara, që thuhet se kanë shtuar aktivitetin e tyre kriminal fuqishëm në Qarkun e Elbasanit prej fillimit të këtij viti.

In : Aktuale

Loading...
loading...