Gratë dhe nënat “mafioze” brenda burgut të Idrizovës

Në repartin e femrave në burgun e Idrizovës dënimin me burg e vuajn edhe mbi 50 gra, të cilat janë të dënuara për kryerje të veprave të ndryshme penale, shkruan Zhurnal.

Numri më i madh i grave të dënuara me burg kanë kryer veprën penale vrasje (vrasje familjare), ndërsa në mesin e tyre ka edhe prostitute, vjedhëse, narko dilere etj.

“Numri më i madh i grave që vuajn dënimin me burg kanë kryer veprën penale vrasje, ndërsa ka edhe nga ato të cilat kanë kryer vepra të ndryshme kriminale dhe joligjore, duke filluar nga ato veprat e deliktit të lehtë e deri tea to më të rënda”, thonë për Zhurnal, burime nga burgu i Idrizovës.

Por siç mëson Zhurnal në mesin e këtyre të burgosurave ka edhe nga ata që janë në muajt e shtatëzanisë, por ato kanë kryer veprat penale gjatë të qenurit shtatëzëne dhe kështu që edhe janë vënë në pranga për shkak të kryerjes së veprës penale.

Po ashtu sipas informacionave që posedon Zhurnal, edhe disa nga të burgosurat tjera janë në fillim të shtatzanisë, ndërsa të njëjtat kanë ngelur shtatzëne gjatë vuajtjes së dënimit me burg për shkak se sipas rregullave të burgut por edhe dispozitave ligjore atyre ju lejohet njëher në muaj të takohen me burrat apo të dashurit e tyre për të cilat administrate e burgut posedon dokumente valide se janë në lidhje apo janë burr e grua.

“Është e mundur që çdo njëra nga gratë e burgosura të ngelet shtatëzane pasi që njëherë në muaj ju lejohet konatakti me burrat e tyre dhe ato mund të ngelin shtatëzanë dhe të planfikojnë familje. Ky është një system të cilin nuk mund ta ndërpresim”, thotë burimi ynë.StrugaLajm

Por çfarë ndodh pas lindjes me këto gra?

Sipas dispozitave ligjore pas që të lind fëmija nëse nëna është në vuajtje të dënimit atëherë kujdesi ndaj foshnjes bëhet një vit nga “nëna në qeli”. Ligjërisht një vit është kohë e mjaftueshme që foshnja të jetë afër nënës së burgosur. Edhe pse kushtet në burgjet e Maqedonisë nuk janë në nivelin e duhur.

Edhe pse “nënat e qelis” akuzohen për vepra të rënda penale dhe devijuesi, nuk ekziston mundësia sipas ekspertëve që ato të lëndohen nga nëna e tyre “mafioze”.

In : Aktuale

Loading...
loading...