Greva u ndërpre, por nxënësit nuk shkuan në shkollë

Edhe pse Sindikata ka vënë në pushim grevën e arsimtarëve, shumë pak nxënës u paraqitën në bankat shkollore në shkollat fillore në Komunën e Çairit. Monitor.mk sot ka qëndruar para disa shkollave në të Çairit, ku ka vërejtur fluks shumë të dobët të nxënësve të cilët duhej të paraqiteshin në turnin e parë. Gazetari i Monitor.mk ka kaluar në disa nga shkollat fillore, situata ka qenë e njejtë. Jemi përpjekur që të komunikojmë me mësuesit, por ata nuk kanë dashur të flasin.
“Shumica nuk i kanë sjellur fëmijët pasiqë me siguri kanë udhëtuar në vende të ndryshme për shkak të festës së Bajramit. Edhe unë e kam pasur me dyshim a ta sjell ose jo. Mbase ishte gabim që grevën e ndërprenë të premten ndërsa fëmijët sërish të hënën nuk mësojnë” ka thënë për Monitor.mk një prind i një nxënësi të Shkollës fillore Ismail Qemali.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...