Gruaja që do ta sfidojë Erdoganin

Ish-ministrja turke e Punëve të Brendshme dhe zëvendëskryetare e Parlamentit, Meral Akshener formoi parti të re, duke shpresuar se do ta fitojë presidentin Rexhep Taip Erdogan në zgjedhjet e caktuara për në vitin 2019.

Logoja e partisë së sapoformuar, emri i së cilës ishte paralajmëruar si “Partia e mirë”, është “dielli” me tetë cepa rreth tij.

Në promovimin e partisë së sapoformuar ishte promovuar edhe programi për punë.

Me slloganin “Turqia do të jetë më e mirë”, programi partiak prëbëhet prej tetë pikash kryesore.

Meral Akshener (61) e formoi djathtisten “Iji Parti” apo “Partia e Mirë” dhe po përgatitet të jetë kundërkadnidate dinjitoze e Erdoganit për presidente të Turqisë.

Vetëm pesë anëtarë të parlamentit, në të cilin ndodhen 550 deputetë, iu bashkangjitën kësaj partie, edhe pse anketat tregojnë se janë të mundshëm ithtarë të rinj.StrugaLajm

“Turqia dhe populli i saj janë të lodhur, shteti po dobësohet dhe rendi publik po rrënohet. Nuk ka mënyrë tjetër përveç ndryshimit të atmosferës politike. Ne jemi dalja, ju jeni dalja. Ajo rrugë është e popullit turk prej 80 milionë njerëzve. Populli ynë qartë thekson se dëshiron qeveri të re”, deklaroi Akshener në ceremoninë në Ankara.

Ish-ministrja i kundërshtonte përpjekjet e Erdoganit për autorizime të zgjeruara presidenciale në referendumin në prill të këtij viti.

Akshener ishte ministrja e parë e Punëve të Brendshme e Turqisë dhe funksionin e vet e kreu në periudhën mes viteve 1996 dhe 1997, derisa qeveria e atëhershme e kryesuar nga koalicioni konsevrator-islamik, ishte rrëzuar nën presionin e ushtrisë.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...