Grubi: Aksioni për rrënimin e objekteve të shtrihet edhe në Ohër

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi deklaroi se shembja e ndërtesës ilegale para qendrës Mavrovasja ka qenë kërkesë parazgjedhore e BDI-së. Ai thotë se ligji duhet të respektohet dhe se duhet të rrënohen edhe platforma Matka dhe shumë ndërtesa të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në Ohër, si dhe tarraca në selinë e VMRO-DPMNE-së, e cila është ndërtim pa leje.

“Kryeministri nuk e e ka marrë këtë vendim, por e mori Qeveria si organ kolektiv dhe kjo ka qenë pjesë e negociatave si kërkesë e jona. “Prioriteti ynë do të jetë sundimi i ligjit dhe drejtësia joselektive”, tha Grubi për TV Sitel.Related PostsSht 5, 2020

I pyetur nëse pas prishjes së ndërtesës afër qendrës Mavrovasja do të ketë procedurë edhe për platformat e Matkës dhe në Ohër për ndërtesat ilegale të anëtarit të BDI-së Nefi Useini, ai tha se sipas një logjike të tillë ata duhet të fillojnë me shembjen e selisë së partisë VMRO-DPMNE.StrugaLajm

“Absolutisht kuptohet, ligji duhet të respektohet dhe ju do të shihni një fokus absolut të drejtësisë jo-selektive, nëse ka seli partie të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, nëse ka ndërtime të paligjshme në Tetovë, Gostivar, Strugë do të ketë procedurë. Por është shumë e rëndësishme që partia të mos veprojë, por që institucionet ta bëjnë atë”, tha Grubi.

In : Aktuale

Loading...
loading...