Hajdutët, nga rruga në internet. ORA POLICORE DHE KRIMINALITETI AKTUALE

Ora policore si masë për të parandaluar përhapjen e Covid19, ka dhënë rezultat në uljen e vjedhjeve, thonë statistikat e Ministrisë së Brendshme. Por, sipas deklarimeve të EUROPOL-it dhe policisë së Maqedonisë, numri i “hajdutëve” të internetit po rritet

Destan JONUZI

Shkup, 9 prill – Pandemia me Covid19 dhe masat e jashtëzakonshme me të cilat është kufizuar lëvizja e qytetarëve me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit, solli edhe uljen e vjedhjeve, kështu flasin statistikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Numri i të infektuarve na Covid19 ditëve të kaluara ka përshpejtuar rritjen, a me këtë edhe numrin edhe të vdekjeve. Korona e ka infektuar edhe ekonomin, shumë qytetarë janë vetizoluar. Në anën tjetër, një pjesë e qytetarëve i kanë humbur edhe vendet e tyre të punës dhe janë mbyllur në shtëpitë e tyre, duke menduar për të ardhmen e tyre. Ana pozitive e Covid19, është se e ka ulur numrin e vjedhjeve në vend. Sipas të dhënave të MPB-së, prej kur është vendosur masa për kufizimin e lëvizjes apo siç njihet në opinion si “ora policore”, në periudhën nga 22 deri më 26 mars nëpër stacionet policore në qytetin e Shkupit, janë paraqitur vetëm se 12 raste të vjedhjeve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është për dy të tretat më pak.

“Në periudhën nga 22 deri më 26 mars të vitit 2020 në territorin e qytetit të Shkupit janë paraqitur 12 vepra kriminale ‘vjedhje të rënda’, ndërsa në të njëjtën periudhë vitin e kaluar janë paraqitur 73 vepra të tilla”, thonë nga MPB-ja. Kështu që tanimë buletin ditor i policisë karakterizohet për informacione se sa qytetarë janë arrestuar dhe dënuar për mos respektim të orës policore. Rekordi i të arrestuarve mbi këtë parim ka qenë vikendin e kaluar kur janë arrestuar 122 deri 164 qytetar të cilët nuk i kanë respektuar rregullat. Mes atyre që kanë shkelur masën e ndalimit të lëvizjes ka edhe të rinj të cilët janë kapur në flagrancë duke thithur marihuanë në rrugët e boshatisura të qytetit. Në pjesën e kronikës së zezë në periudhën që kur është vendosur ora policore në buletin e policisë edhe më tej regjistrohen informacione për aksidente trafiku, rrahje dhe sulme fizike.StrugaLajm

Në anën tjetër, agjencia evropiane e policisë Europol, thotë se po rritet me të madhe cyber-kriminaliteti (krimi kibernetik). Sipas Eurpolit, puna gjithnjë e më masive nga shtëpia apo shkurtimi i kohës së vetizolimit me shfrytëzimin e internetit, i ka hapur dyert për krimi kibernetik. Ndaj kësaj paraqitje nuk bënë përjashtim as Maqedonia. Kohë më parë gazeta KOHA shkroi për manipulime në emër të Postës së Maqedonisë, për lojë fati onlajn. Lojë të cilën nuk e kishte organizuar posta si institucion zyrtar. Nga MPB-ja për KOHA, kanë deklaruar se ka edhe disa raste tjera të ngjashme të denoncuar. Nga atje bëjnë të ditur se numri është në rritje, por format e krimit në internet janë nga më të ndryshme. Numër zyrtar të veprave për këtë periudhë ende nuk ka pasi që ato në to kalkulohen edhe me ato të policive ndërkombëtare e që lidhen me qytetarët e Maqedonisë, që arrijnë krimin e tyre kibernetik ta bëjnë në mënyrë “merimange”, pra në rrjet me disa grupe të vendeve tjera. Kriminelët kibernetik, në internet lansojnë fushata të rrejshme për produkte të ndryshme, ndërsa mes tjerash e keqpërdorin edhe situatën me Covid19, për shitjen e pajisjeve të vjedhura ose falsifikuara, siç janë maskat, dorezat, testet etj. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...