Hapet rruga Podmol-Ohër për qarkullim

SPB-Ohër njofton qytetarët se sot nga ora 11:00 do të vihet në shfrytëzim për qarkullim të rregullt pjesa nga rruga kryesore Ohër-Kërçovë, në shtrirjen e kryqëzimit të komunikacionit “Petlja” deri në Podmol, e cila për shkak të punimeve dhe ndërtimit, nga muaji i kaluar, ishin të mbyllura për qarkullim. Me këtë pushon së zbatuari regjimi i detyrueshëm kohor për qarkullim dhe devijimi i detyrueshëm i komunikacionit përgjatë rrugës së vjetër Ohër-Strugë.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...