Rina e Aleancës së Strugës të premten do zgjedh strukturën drejtuese

Rinia e ASH-Strugë organizon Kuvendin e II (dytë) të Forumit Rinor të Degës në Strugë, më datë 07.07.2023 (e premte) me fillim nga ora 18:30 në Hotel Drin.
Ky Kuvend është i rëndësishëm sepse mundëson që çdo anëtar i grupmoshës rinore (18-29) të FRASH-Strugë të jetë pjesë e një procesi demokratik nga ku do përzgjidhen strukturat e reja udhëheqëse të FRASH-Strugë. Ftojmë të gjithë të interesuarit (të reja dhe të rinjë) të na nderojnë dhe ta rrisin madhështinë e Kuvendit me prezencen e tyre.
Kuvendin do e nderojë me prezencën e tij Kryetari i ASH z.Arben Taravari, deputeti zonës z.Remzi Mehmedi, bashkë me eksponentë të tjerë të lartë të partisë.

Me respekt, Komisioni organizativ i Kuvendit të II (dytë) FRASH-Strugë.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...