Hapja e kufijve pa teste dhe karantinë në Maqedoni, ja kur pritet vendimi

Pas shumë reagimeve të mërgimtarëve, partive politike dhe shoqërisë civile, Qeveria e Maqedonisë po shqyrton mundësinë për të ndjekur modelin e hapjes së tërësishme të kufirit, duke zbatuar modelin e vendeve fqinje.

“Gjatë fundjavës do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, respektivisht për kalimin e lirë të qytetarëve pa teste dhe izolim, ndërsa vendimi përfundimtar për këtë mund të merret në fillim të javës së ardhshme”, theksoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Sipas tij, hapja e kufijve kërkon koordinim rajonal të të gjitha vendeve në rajon.

“Vlerësimi është se të gjithë kemi rrezik të ngjashëm apo të njëjtë epidemiologjik, karakteristika të njëjta gjatë valës së parë dhe karakteristika të njëjta lidhur me intensitetin, vetëm se në jemi të parët që reaguam. Por, shumë është me rëndësi të kemi koordinim që të ndiqen të gjitha kontaktet nëse nevojitet. Ne do të bisedojmë për hapjen e kufijve gjatë fundjavës dhe vendim do të marrim në fillim të javës së ardhshme”, tha mbrëmë për TV21, ministri Filipçe.

Sipas tij, me hapjen e kufijve në tërë rajonin karantinat e humbin kuptimin për shkak se më do të ketë kalim të lirë të qytetarëve, të automjeteve, e tjerë.StrugaLajm

“Unë, praktikisht në çdo dy-tre ditë kam kontakte bilaterale dhe biseda telefonike me të gjithë ministrat e shëndetësisë nga vendet fqinje, si Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Kosova, Serbia me qëllim që t’i ndajmë përvojat, dinamikën e zhvillimit të rasteve të sapozbuluara. Ne kemi marrë vendim që të gjithë të huajt nga vendet fqinje nëse hasen në vendin tonë dhe tregojnë simptome ose janë të dyshimtë ose paraqiten në spital, do të kenë shërim falas”, tha Filipçe.

Ai pret se edhe të gjithë fqinjët të tregojnë solidaritet rreth testimit të shtetasve tanë, të cilët hasen në vendet e tyre, për shkak se, siç tha, një pandemi e tillë e fuqishme me rrezik të tillë në të gjitha vendet është identike.

In : Aktuale

Loading...
loading...