Hasbulla i prerë: Nuk do bëj foto me fansat femra në turneun e ardhshëm

Hasbulla nuk do të pozojë me fansat femra në turneun e tij të ardhshëm për shkak të ‘bindjeve të tij personale dhe kulturore’. Ai do të shkojë në Australi ku do të marrë pjesë në një seri takimesh por menaxheri i tij ka zbuluar se ai nuk do të pozojë me fansat femra në përputhje me bindjet e tij. Në një deklaratë, Grupi i tij tha:

Grupi konfirmon se për shkak të bindjeve personale dhe kulturore të Hasbullës, ai fatkeqësisht nuk mund të fotografohet me të ftuara femra. Për mysafiret tona femra, nëse dëshironi të merrni pjesë në takimin dhe përshëndetjen me Hasbullën, jeni të mirëpritur ta bëni këtë, por ju lutemi pranoni kufizimet e fotografimit. Ne e kuptojmë zhgënjimin që krijon kjo. Megjithatë, ne i njohim me respekt bindjet kulturore dhe personale të Hasbullës dhe duhet të përmbushim kërkesat e tij në përputhje me rrethanat.

Hasbulla ka thënë se është i emocionuar për turin e tij në Australi dhe shpreson të shohë një kangur.

Unë vij nga një qytet i vogël në Rusi, kështu që mezi pres të përjetoj një kulturë tjetër. E di gjithashtu se ka kangurë dhe kur të vij në Australi, do të doja t’i takoja dhe gjithashtu të vizitoja vende ikonike si plazhi Bondi.StrugaLajm

Burimi:ladbible. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

In : Aktuale

Loading...
loading...