Haxhi Asbiu 81 vjeçar i jep shembull rinisë, duke pastruar vendin (FOTO)

81 vjeçari nga Gostivari është një shembull i mirë se si në moshën e thyer ai është vital dhe përkujdeset për ruajtjen e ambientit jetësor. Ai është gjyshi Asbiu, që nuk heziton të dal dhe të mbledhë mbeturinat përskaj lumit Vardar në qendër të Gostivarit.

Për të ka shkruar edhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili ka përgëzuar të moshuarin për punën e tij fisnike.StrugaLajm

“Rastësisht hasa në një postim interesant te një mik i imi në Facebook, që kishte postuar punën fisnike të Asbiut. Z.Asbiu është 81 vjeçar, ai bën një punë vullnetare, çdo mëngjes, mbledh mbeturinat që i hudhin njerzit. E përgëzoj Z.Asbiun për punën e tijë fisnike, dhe ketij burri të rrallë i dëshiroj shëndet dhe jetë të gjatë. Të gjithë ne duhet ta ndjekim shembullin e Asbiut”, ka shkruar kreu i Gostivarit, Arben Taravari. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...