Hiqet ndalesa për kamionët në rrugën Gostivar – Kërçovë

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” kanë njoftuar se është hequr ndalesa për qarkullim të kamionëve në rrugën Gostivar – Kërçovë.

“Në ora 15.25 është hequr ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë në vendkalimin malor Strazhë. Për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion vlen detyrimi për posedim të pajisjeve dimërore”, njoftojnë nga “Rrugët e Maqedonisë”, transmeton TV21.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...