Horror në Gostivar:Gjendet trupi i nje gruje e therur me thikë

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka kryer kontroll në vendngjarje në një shtëpie në fshatin Vrutok, ku dje është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, përcjell TV21. Gruaja është gjetur pa shenja jete me disa plagë të shkaktuara nga goditjet me thikë.

Sipas Prokurorisë Publike bëhet fjalë për një grua me origjinë nga Republika e Shqipërisë, e lindur në vitin 1967, e martuar dhe banore e fshatit Vrutok. Sipas informacioneve fillestare, vdekja e gruas ka ndodhur rreth 24 deri 48 orë para gjetjes së trupit të pajetë.StrugaLajm

“Prokurori Publik ka lëshuar disa urdhra për mbledhjen dhe ekspertizën e gjurmëve të gjetura në vendngjarje, si dhe për obduksion të të ndjerës. Gjurmët e para tregojnë se vdekja është e dhunshme dhe po kërkohet autori”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...