Agni Dauti,autori i librit ‘’Struganët për Shqipërinë Etnike’’gjatë ditës së sotme ka qendruar në ambientet e gjimnazit’’Ibrahim Temo’’ ku pasi I dhuroi disa kopje për biblotekën e shkollës ka bashkëbiseduar me nxënësit dhe mësimdhënësit .Ishte Xheladin Muca ,drejtori i shkollës i cili prezantoi Dautin dhe librin e tij para nxënësve të klubit letrar duke potencuar se ‘’Struganët për Shqipërinë Etnike’’është një libër që tregon për të kalurën dinjitoze të disa personaliteteve nga Struga që të parën kanë patur Shqipërinë.Ndërkohë autori I librit Agni Dauti pasi foli për motivin që e shtyn të botojë këtë libër te nxënësit përcolli mesazhin se lumturin që të jep vendlindja nuk mund të japi asnjë vend tjetër.Prandaj punoni arsimoheni dhe kërkoni lumturin në vendlindje përfundoi ai duke i dhuruar.‘’Struganët për Shqipërinë Etnike’’, është libri i Agni Dautit ish të burgosurit politik dhe veprimtarit nga fshati Frëngovë i Strugës, botim që pasuron kujtesën kolektive me një rrëfim interesant dhe autentik të së kaluarës .’’Struganët për Shqipërinë Etnike’’,është një libër ku autori Agni Dauti rreket të tregojë nëpërmjet ngjarjeve dhe personaliteteve që ka nxjerrur Struga, vokacionin dhe orientimin drejt Tiranës të shqiptarëve të Strugës .(Strugalajm.com)