Me Oktisarët folëm hapur për punët që na presin
Në një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse folëm për projektet që do bëhen pjesë e programit tonë qeverisës.
Problemet që kemi në Oktis, i kemi në çdo vendbanim; por ajo që shfaqet si brengosëse në dëgjesat tona, është fjala korrupsion, mungesë transparence dhe mosfunksionim i komunës për hallet e qytetarëve.
Kjo praktikë do të marrë fund.
Do të shihemi sërish, gjatë dhe pas fushatës.
Na priftë e mbara!