Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
NGA KALOSH ÇELIKU (Prolog nga groteska idilike (satirë me Tre Libra): Dudumi gërhet për Liri (Shkup, 2016). Dramë e cila mezi arriti të hyjë në programin e Ministrisë...
Rëndohet bilanci i viktimave dhe të plagosurve në Mançester të Anglisë. Të paktën 22 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë dhe 59 të tjerë janë plagosur në një sulm të dyshuar...
Lëvizja BESA është afër marrëveshjes me LSDM për bashkëqeverisje. Siç mësohet nga burime partiake, kjo parti ka harmonizuar parimet e bashkëqeverisjes sa i përket LSDM, por kërkon që të qartësohet...
Një fatlum në Zvicër ka fituar të shtunën 37 milionë franga në lotarinë zvicerane. Mbrëmë është kapur çmimi i parë 37-milionë franga në lotarinë zvicerane. Bëhet fjalë për shumën e...
Qytetarët e Bosnje Hercegovinës dhe Maqedonisë paguajnë çmimin më të lirë të karburanteve në rajon, ndërsa ata në Greqi dhe Shqipëri, paguajnë koston më të lartë të ngasjes së veturës,...