Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Shpresoj që deri në fund të javës do të mbarojnë bisedimet për qeverinë e re, kështu ka deklaruar Zoran Zaev mandatar për qeverinë e re. “Gjitha partitë politike u obliguam...
Dënimi me kusht për disa nga dhunuesit që rrahën deputetë, për LR-PDSH-në është skandaloz. Sekretari i këtij subjekti politik Arben Taravari ka theksuar se dënimi me kushtë është turp i...
Falënderimi i takon Allahut të madhërishëm me ndihmën e të cilit revista ‘Koroshishta’ arriti të shohë driten e botimit raportojnë nga xhamia e e këtij fshati të Strugës. "Falënderojmë në...
Një person (48) në vitin 2015 voziste 65 kilometra në orë më shumë sesa norma e lejuar. Në tunelin zviceran me normë 80km/h ai voziti 145 km/h, shkruan luzernerzeitung.ch. 48...
Nga Sulejman Mehazi Janë mbledhur tog beglerë e agallarë të partive politike shqiptare për të hyrë e formuar qeverinë e re të Maqedonisë. Kryetarë, anëtarë të kryesive qendrore , simpatizantë...
Goran Zhivaleviq, oficer i Agjencisë Serbe për Kundërzbulim – BIA, diplomat aktual dhe këshilltar në Ambasadën e Serbisë në Shkup, më 27 prill – ka qenë brenda në Parlament gjatë...