Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Kriza e gjatë politike dhe shoqërore ka prekur në mënyrë direkte jetën e adoleshentëve. Rreth 80% e nxënësve të moshës 13-16 vjeçare tashmë kanë konsumuar alkool, rreth 40% kanë pirë...
Po qarkullojnë informacione të ndryshme se sa ministri do të ndahen për partitë shqiptare. Alsat mëson se BDI do të ketë numër të njëjtë të resorëve si në qeverisjes e...
Behet fjal per nje familje ne Ladorishti Struges gjendja e së ciles eshte e veshtir per ta pershkruar . Sic e shihni dhe ne fotografi ata mundohem shum per ta...
Lidhja Social demokrate por edhe Aleanca për Shqiptarët konfirmuan se nesër do të zhvillojnë takimin e parë për të biseduar për formimin e Qeverisë së re, informon INA. Sela para...
Koreografja Rudina Demalaiaj, sjell premierë baletin “Lihnida” në Teatrin e Metropolit në Tiranë. Përmes lëvizjeve të trupit rrëfehet historia e liqenit të Ohrit. Pjesa është mbështetur në muzikën e e...
NJË 24 VJEÇAR NGA TETOVA ËSHTË RAHUR NGA DY PERSONA MBRËMË NË KAFE BARIN BARCOD NË TETOVË. RASTI KA NDODHUR 10 MINUTA PARA MESNATE, KUR TETOVARI KA QENË ME DY...
Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi ka qenë shumë i emocionuar nga pamjet trishtuese të rrahjes së deputetit Ziadin Sela, natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Një bashkëpunëtor i tij...