Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Një ditë pasi Zoran Zaev mori mandatin, në partinë e tij thonë se programi dhe kabineti qeveritar në afat prej dhjetë ditësh do të dorëzohen në Kuvend. Nga LSDM paralajmëruan...
Nga partitë nuk bëjnë të ditur shumë detaje për rrjedhën e bisedimeve për përbërjen e qeverisë së re. Nga LSDM-ja mbeten optimistë se një gjë e tillë do të jetë...
Më në fund pas shumë hezitimeve Presidenti Ivanov, i jep mandatin e shumëpritur kandidatit për kryeministër Zoran Zaevit.Me të marrë mandatin për kryeministër properëndimori dhe "proshqiptari"Zaev, bëri një dekleratë...
Njëzetë vjeçari L.A nga Shqipëria dje në mbrëmje është gjetur i vdekur në Tetovë, ndoshta si rezultat i goditjes elektrike. Aksidenti ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Drenovec” ku...
Policia Kufitare e Rajonit Perëndimor ka paditur një 51 vjecar banori të Shqipërisë sepse dyshohet se ka kryer një vepër penale ‘’Falsifikim’’.Më 15 prill në pikën kufitare Qafë Thanë shërbimi...
Kalosh Çeliku Kalit të Trojës, që “vëllezërit” e Njerkës, dhe dudumët, krah më krah ia hapën portën e Kuvendit “demokratik”, në shtetin e “përbashkët” Neokomunist jugosllav me ”besë”, dhe e...