Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Ministria e Financave sot filloi me pagesën e subvencioneve të bujqve, menjëherë pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Gazetën zyrtare me të cilën i largon pengesat ligjore për...
Shqipëria renditet e treta në rajon, e 24-ta në NATO dhe e 92-ta në botë për nga fuqia ushtarake, shkruan sot Koha Ditore. Në rajon Shqipëria lë pas Maqedoninë, e...
Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në emisionin Click Plus të Tv21 ka thënë se Lëvizja BESA nuk do të lejojë të amnestohet Ali Ahmeti, sepse ai ishte pjesë e...
Kryeministri dhe kreu i opozitës gjejnë marrëveshjen pas takimit katër orësh kokë më kokë në Kryesinë e Kuvendit, por data e zgjedhjeve do të bëhet sot me dije. Basha: Kemi...
Viti 2016 për bankat komerciale në Maqedoni ka qenë shumë i mbarë sa i përket fitimeve. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), vitin e kaluar 17...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha, kanë rënë dakord mesnatën e mbremshme për të firmosur një marrëveshje të dakordësuar, paketën “McAllister plus”, e propozuar në tryezë nga...