Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
“Është e patjetërsueshme që menjëherë të zhbllokohen proceset demokratike në Maqedoni dhe Gjorge Ivnaov menjëherë t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit Zoran Zaev”, thonë nga LSDM në kumtesën...
Enti Shtetëror i Statistikës sot publikoi se numri i turistëve në maj ka qenë 43.033 dhe shënon ulje për 3,5 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit...
Në takimin e sotëm të Presidentit Hashim Thaçi me përfaqësuesit e partive politike u bisedua për dy data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, 11 dhe 18 qershori...
Abdulla Mehmeti Për ata që nuk kanë lexuar dhe dëgjuar, u sjell një rrëfim të vlefshëm, që ta kuptoni pse rrjedhat politike të kohës së sotme në Maqedoni janë të...
Të dielën, me 14 maj, në Shkup, do të mbahet kampionati i Maqedonisë në kick-boks. Në këtë kampionat do të marrë pjesë edhe kampioni aktual, strugani Artan Aliu, i cili...
Trajnime të larta zvicerane për hotelieri dhe turizëm do të promovohen sot në Shkup. Promovimin e organizon programi zviceran për rritjen e punësimit të tregut në bashkëpunim me akademinë prestigjioze...
Emra për ministra tashmë janë propozime të mbyllura nga kryesitë e ngushta partiake dhe se ato po ruhen nga liderët e tyre të partive të shumicës parlamentare të përbërë nga...