Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Pas përfshirjes në skandalin e rrahjes së deputëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ish-Drejtori i shkollës së mesmë Bujqësore “Mosha Pijade” Aleksandër Baçevski, është shkarkuar me një urdhër të...
Lideri i LSDM-së ka marrë mbështetjen tonë që të dorëzojë garanci për karakterin unitar të Maqedonisë ka deklaruar për 24 Vesti, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, i cili pret që...
Sulmuesit e Zijadin Selës mbrëmë janë dërguar në Gjykatën Penale, shkruan Gazeta Lajm. Aty u morën në pyetje katër orë e gjysmë, kurse pas mesnate me pranga në duar dhe...
Vetëm edhe 9 ditë po na ndajnë nga dueli i shumëpritur që do të zhvillohet në Oregon, në mes struganit Fatlum Zhuta dhe meksikanit Rafael Valencia. “Gjithçka është gati edhe...
Gjykata Penale mbrëmë vonë u ka shqiptuar nga 30 ditë paraburgim për djalin dhe babain, të cilët janë të dyshuar për tentim-vrasje të deputetit Ziadin Sela më 27 prill të këtij...
Në fillim ai nuk ka tepër besim. Në një restorant të Prishtinës pi ujë mineral dhe shpesh më duhet ta kujtoj për atë që shkruan gazeta “Der Spiegel”. Në këtë...
Nga Nehat Jahiu Ka kohë që në përgjithësi tek shqiptarët është përzier leshi dhe nuk po mundet ti gjendet fija. Ky lesh është përzier te të gjithë shqiptarët në trojet...