Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Dr.Arben Taravari, sekretari Gjeneral Lëvizjes për Reforma -PDSH qëndron për një vizitë të shkurtër në SHBA i ftuar në një seancë të Komitetit për Politikë të Jashtme të Departamentit të...
Nga çdo e katërta familje në Maqedoni të paktën nga një anëtar jeton dhe punon jashtë vendit. Në anketën e fundit të Qendrës për Hulumtim dhe Sondazhe (IRI), 28% e...
Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale hedh poshtë të gjitha interpretimet e deritanishme për mandatin dhe funksionin aktual të krerëve dhe këshillave komunal. Ky institucion në kuadër të Ministrisë së vetëqeverisjes...
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev të enjten pritet të marrë mandatin nga Gjorgje Ivanov për formimin e Qeverisë së re, raporton Fokus. Sipas kësaj reviste, kjo do të ndodhë një...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë gjatë një operacioni në një spital privat. Por...