Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Shpëtim Pollozhani I akuzuari i pare per tentim vrasjen e deputetit Ziadin Sela eshte anetar i organizates ,,Qoseto". Kjo organizate eshte ne mesin e disa organizatave grueviste qe tentuan ti...
Sot është duke rrahur në ajër një presion për koalicione partiake, por askush nuk flet për Bashkim Partiak, shkruan sekretari i pergjithshem i LR PDSH-ee, Arben Taravari, transmeton Gazeta Lajm....
Heshtja dhe pasiviteti aktual i PDSH-së dhe Menduh Thaçit nuk i ndihmon aspak shqiptarët e Maqedonisë përballë lëmshit të krijuar pas zgjedhjeve të 11 Dhjetorit dhe sidomos pas natës së...
Biznisemen nga Austria,Sllovakia por edhe nga Rusia kanë shfaqur interes për të ndërtuar ski-qendër në malin Jabllanicë në pjesën e Komunës së Vevcanit.Sic konfirmojnë nga Komuna e Vevcanit për mediat,...
Më 12,13 dhe 14 maj 2017 në qytetin e Wil-it, Kantoni St. Gallen, Bashkësia Islame Shqiptare zhvilloi manifestimet solemne me rastin e përurimit të xhamisë së re. Në 12 maj...
Prokurori publik, gjykatësja Milka Angelovska – Vasevska dhe 9 të akuzuar të enjten duhet të përballen me seancën e parë të gjykimit të caktuar për të akuzuarit për dhunë në...
“Nuk më pëlqen euforia. Po, më pëlqen rënia e BDI-së, që do të thotë ngritje e shqiptarëve. Lëvizja BESA është e përkushtuar që ta rrëzojë të parën dhe për ta...