Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
“Gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë organizuar hyrjen e masës në Kuvend me plan dhe qëllim që të kryejnë vrasje”, këtë e ka thënë sot para prokurorit kreu i LSDM-së Zoran...
VMRO-DPMNE ka ofruar tre data të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Antoni Milloshoski sot në konferencë për shtyp tha se partia e tyre vlerëson se më mirë është që...
Shkruan: Prof. Qashif Bakiu 30 korriku ose 6 gushti janë datat më të përshtatshme për zgjedhjet lokale, kur shumica e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë janë në vend. Le të...
Sot më 12 maj mbushen plotë 7 vjet nga vrasja e komandantit dhe bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Harun Aliu – Kushtrimi. Komandant Kushtrimi u vra më 12 maj të...
Edhe pse të lindur në dhe të huaj dhe të larguar nga vendlindja e tyre prej shumë vitesh, ata prapë vazhdojnë të mendojnë për vendin e prejardhjes të të parëve...
Kampionët e vërtetë nga duart e trajnerit Astrit Merko Më datë 12.05.2017 në qytetin e Kumanovës u mbajtën garat shtetërore në futboll për shkollat fillore. Pas kualifikimit me vend...
Në 11.05.2017 në ora 20.00 në pikën kufitare Qafë Thanë është arrestuar qytetari nga Shqipëria B.K .Ndaj tij u mor masa e arrestit sepse kërkohej për kryerjen e dënimit me...