Ilaçet nëpër barnatore mund t’i merrni vetëm me letërnjoftime ose pasaportë!
Nga një shtatori do të hyjë në fuqi heqja e kuotave për ilaçet, që do të thotë se për qytetarët nuk do të ketë më mungesë të barërave që shkojnë me recetë. Ilaçet që janë në listë pozitive do të jenë në dispozicion të pacientëve gjatë tërë kohës dhe shpenzimet do t’i mbulojë Fondi për sigurim shëndetësor. Por një risi është se përveç reçetës duhet edhe letërnjoftimi ose pasaporta për të marrë këto ilaçe në barnatore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se janë mekanizma të reja për të parandaluar keqpërdorimet. Ai sqaroi se ilaçet mund të tërhiqen me letërnjoftim edhe nga të afërm të pacientëve, të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në barnatore për shkak të gjendjes shëndetësore. Fondi i Shëndetësisë ka dhënë sqarimin e tij se si do të jepen ilaçet me dokumente identifikimi, përveç reçetës. “Ilaçin me reçetë personi i siguruar mund ta marr vetëm nëse identifikohet me letërnjoftim apo pasaportë. Në rastet kur personi që i duhet ilaçi nuk është në gjendje të shkojë në barnatore, atë mund ta tërheq familjari i tij, por po ashtu me letërnjoftimin e tij, ose pasaportën”, njoftuan nga Fondi i Shëndetësisë. Nga ky fond bëjnë të ditur se me masën e re do të regjistrohen barërat në numrin e letërnjoftimit ose pasaportës.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje që të luftohet fashizmi në tërë Ballkanin e të mos viktimizohemi. Në profilin e tij në facebook, Ahmeti thotë se nuk duhet...
Punë djalli, njëri iku, tjetri s’iku, disa i rahën e i përgjakën, deputetët e BDI-së rrinin rehat, Selën e plagosën rëndë, është në gjendje kritike, më vonë jashtë rrezikut, këta...
Protestuesit e tërbuar e të çmoralizuar, të cilët pas zgjedhjes nga shumica parlamentare të Kryetarit të Parlamentit në Shkup, ia mësyen Parlamentit për t’i dhunuar deputetët dhe për ta...
Shumica parlamentare në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren, në procedurë legale dhe legjitime, në mënyrë të qetë, para gjithë opinionit të Maqedonisë dhe botëror, zgjodhi kryetar të ri të...
Sekretari i përgjithshëm Arben Taravari ka dhënë një lajm të mirë për liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Selën se ai është edhe më mirë sot. “Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se Kryetari...
Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela pas qlndrimit në Spitalin e Shkupit sot rreth orës 10,30 është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës Pas arritjes së tij në spitalin e Tetovës...
Rrugëkalimet rreth Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të cilat pas trazirave të pardjeshme ishin të bllokuara nga policia, mëngjesin e sotëm janë të hapura për qarkullim. Rreth ndërtesës së Kuvendit...