In7:Dy Ambasadorë të Amerikës erdhën në Strugë, por e injoruan Ramiz Merkon / A fshihet ndonjë mesazh pas këtij gjesti të Kate Byrnes dhe Yuri Kim?

Dy ambasadorë të shtetit më të fuqishē në botë, sot ishin në Strugë, por nuk e takuan kryetarin e Strugës, Ramiz Merko. Kjo është diçka e paprecedentë, pasi deri sot nuk ka ndodhur që një ambasador të vizitojë qytetin e të mos e takojë të parin e tij. Ambasadoret e SHBA-së në Shkup dhe Tiranë, Kate Byrnes dhe Yuri Kim sot patën një aktivitet në pikën doganore të Qafëthanës, ndërsa prej atje vizituan Këndin Amerikan në qendër të qytetit të Strugës, shkruan in7.

Ramiz Merko është duke e përfunduar mandatin e tretë në krye të Komunës së Strugës, ndërsa të gjitha mandatet e tij janë karakterizuar me probleme të shumta, dyshime për korrupsion, keqpërdorim të detyrës, uzurpime tokash publike, ndërtime pa leje e betonizim të bregut të liqenit. Këto janë disa nga arsyet se pse atij nuk po i jepet ende drita jeshile nga kreu i partisë për të garuar edhe për një mandat. Në qarqe të ndryshme, flitet se kundër kandidimit të Merkos janë edhe struktura të disa përfaqësive diplomatike në vend. Por a mund të jetë edhe SHBA-ja njëra prej tyre?

Kështu të paktën kuptohet nga veprimet e fundit të Ambasadores Amerikane në Shkup, e cila vetëm një ditë më parë takoi kreu e BDI-së, Ali Ahmetin për të diskutuar me theks të veçantë për luftën ndaj korrupsionit dhe sundimin e së drejtës.

Muaj më parë, ish ambasadori francez në Shkup, Kriatian Timonie e quajti publikisht Merkon si person të korruptuar dhe me sjellje skandaloze.StrugaLajm

“Pse insistoni për atë datë? Keni shumë probleme. Në Strugë Kryetari i Komunës sillet në mënyrë skandaloze. UNESKO do t’ia marë statusin e Liqenit të Ohrit. Keni aq shumë korrupsion, ndërrohen drejtorë të shkollave në mënyrë diletanteske. Është marrëzi të të kërkoni datë për negociata në këtë periudhë. Keni shumë probleme, duhet të punoni ende shumë që të jeni të gatshëm për datë. Për mua është i çuditshëm obsesioni juaj me datën! Ne nuk duhet t’u lëmë të izoluar pa rrugë në BE, por nuk duhet as të shikojmë mes gishtave” – tha qartë ish-Ambasadori i Francës në Shkup, Kritian Timonie, përcjell in7.StrugaLajm

Ndërkaq, Ramiz Merko në mandatet e para të tij në krye të Strugës ka vizituar disa herë Amerikën, ndërsa asnjë vizitë e tij në Shtetin Amerikan nuk është regjistruar në këtë mandat, por edhe vite para tij.

Realitetet e të rinjve, sfidat e imponuara nga COVID, mundësitë dhe perspektivat, dhe rëndësia e ndërtimit të partneriteteve, ishin midis temave të diskutuara nga ambasadorët e SHBA Kate Byrnes e akredituar në Shkup dhe Yuri Kim në Tiranë në një bisedë joformale me përfaqësuesit e OJQ-ve aktive nga Struga dhe Ohri.

“Ishte një privilegj dhe nder të prisja ambasadoren Kim dhe Byrnes”, thuhet në njoftimin e Këndit Amerikan në Strugë. Zakonisht në të kaluarën përfaqësuesit e shtetit më të fortë në botë përveç takimeve në Këndin Amerikan kanë realizuar takim edhe me përfaqësuesit vendor gjë që nuk ndodh prej disa kohësh./in7.tv/
Related Topics:

In : Aktuale

Loading...
loading...