Inflacioni këtë vit mund të arrijë deri në 5 për qind

Shkalla e inflacionit mund të arrijë deri në 5 përqind deri në fund të vitit, duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të shitjes me pakicë. Akademiku Abdylmenf Bexheti thotë se masat duhet të krijohen me kujdes në mënyrë që qytetarët të mos e ndiejnë rritjen e çmimeve. Në fillim, duhet menduar për ndryshimin e modelit për subvencione në bujqësi, sepse 130 milionë euro jepen në vit, dhe rezultatet në prodhim nuk janë në nivelin e dëshiruar.

Ndoshta viti do të përfundojë me 4.5-5 për qind inflacion, sipas indeksit të çmimeve me pakicë, dhe mendoj se ky është tashmë një sinjal serioz që këtu duhet ecur me shumë kujdes, për të hartuar politika, sepse godet drejtpërdrejt në shportën konsumatore , e cila është e përbërë kryesisht nga ushqimi, dhe kjo nuk është diçka jo standarde te vendet në zhvillim. Zakonisht produktet ushqimore në atë shportë marrin pjesë në mënyrë të konsiderueshme, deri në 40 për qind. Sigurisht që mund të ndikojë në ushqimet bazë duke filluar nga drithërat, buka, qumështi, vaji dhe ushqimet e tjera”- deklaroi Abdulmenaf Bexheti – Profesor universitar

Banka Popullore ka mekanizma se si të ndërhyhet me kohë që të mund ta mbajë normën e inflacionit deri në 2.7 për qind, thotë akademiku Taki Fiti.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...