Interesim i madh në Strugë për grantet prej 5 mijë euro për të nisur biznes!

Një javë pas publikimit të shpalljes për ndarjen e mjeteve financiare për fillimin e biznesit vetanak, Agjencia për Punësim si rrjedhojë e interesimit të madh – nuk pranon më aplikime të reja në më shumë komuna

Fisnik PASHOLLI

Shkup, 23 mars – Interesim i madh është shfaqur nga ana e të papunëve për masën e vetëpunësimit me grant për shpalljen e fundit. Apo me fjalë të tjera, një javë pas publikimit të shpalljes për ndarjen e mjeteve financiare për fillimin e biznesit vetanak, Agjencia për Punësim si rrjedhojë e interesimit të madh – nuk pranon më aplikime të reja në shumë komuna. Nga ky institucion thonë se për shkak të interesimit të madh, kuotat në disa nga qendrat e punësimit në vend veçmë janë plotësuar. Shikuar sipas qyteteve – në Shkup, Tetovë, Gostivar, Manastir, Strugë, Gjevgjeli, Kavadar, Koçan dhe Prilep, është plotësuar kuota edhe para skadimit të afatit. Në qytetet e tjera, shpalljet vazhdojnë të rrjedhin deri në plotësimin e numrit të kandidatëve. Nga Agjencia e Punësimit thonë se numri i aplikimeve vitet e fundit është për 40 për qind më i madh nga shifrat e parashikuara për ndarjen e mjeteve financiare.LAJME TË NGJASHMEStrugaLajm

Sivjet, grante për vetëpunësim në vlerë prej 5000 euro, do të fitojnë 1762 persona që kanë dëshirë të fillojnë biznesin e tyre, apo mund të fitojnë edhe 10 mijë euro si çift bashkëshortor. Me Planin operativ për punësimin 2021, në programin e vetëpunësimit ka buxhet rekord prej 592 milionë denarë ose afër 10 milionë euro. Plani operativ për vitin 2021 për totalin e programeve aktive dhe masat për punësim dhe shërbimet në tregun e punës sivjet kap shifrën prej 1.5 miliardë denarë apo afër 25 milionë euro dhe do të përfshijnë 10.279 persona. Njëherësh, në buxhetin e vitit 2019, janë ndarë 1.3 miliardë denarë për planin operativ për punësim apo shumë më shumë në raport me 707 milionë denarë në vitin 2016. Nga ana tjetër, nga entet për punësim në vend thonë se gjatë periudhës së kaluar, ndër masat më të parapëlqyera për të papunët ka qenë ajo e vetëpunësimit. “Në dhjetë muajt e kaluar, masa më e suksesshme aktive për punësim tek ishte ajo e vetëpunësimit me grant. Të rinjtë e papunë kanë treguar interesim të madh, disa prej tyre kanë hapur bizneset e tyre dhe po mbijetojnë me sukses në raport me të gjitha sfidat që i sjell kriza shëndetësore”, thotë nga Qendra për Punësim e Koçanit.StrugaLajm

Në vitin 2019, në rajonin e Gostivarit grante për fillimin e biznesit kanë fituar 105 persona, ndërsa në vitin 2020 – përfitues kanë qenë 80 persona të papunë. “Të gjithë që fitojnë ndihmë të pakthyeshme nga shteti për blerjen e repromaterialeve apo pajisjes, kanë për obligim që të mbajnë firmën aktive së paku dy vite, ndërsa në të kundërtën duke të kthejnë 60 deri 80 për qind të mjeteve. Në vitet e kaluara në këtë rajon, mjetet janë shfrytëzuar për hapjen e ordinancave mjekësore, firmave juridike, punëtorive të zejtarëve, salloneve të ondulimit etj”, thonë nga Qendra për Punësim në Gostivar. Në Kumanovë në vitin 2019, 50 të papunë kanë fituar mjete të pakthyeshme prej 5000 deri 10.000 euro për të filluar biznesin e tyre përmes programit të vetëpunësimit. Me këtë masë parashikohet që të papunët që kanë një ide të mirë të biznesit dhe aftësi për sipërmarrje të hapin biznese të reja. Në këtë rajon në vitet e kaluara ka ekzistuar interesim për vetëpunësim në shumicën e veprimtarive ekonomike si industria ushqimore, e tekstilit dhe këpucëve, zyrat e avokatisë, dhe kontabiliste etj.

Në rajonin e Tetovës në vitin 2019, janë përzgjedhur 421 të papunë për të cilët janë siguruar mjete nga rebalanci i buxhetit, apo vetëm nga qyteti i Tetovës përfitues kanë qenë 81 persona. Ndryshe, edhe në vitin e kaluar masat për vetëpunësim kanë qenë ndër më të suksesshmet dhe me përqindje të lartë të realizimit prej 98.5 për qind. Përmes ndarjes së granteve prej 5000 deri 10.000 euro, subvencionimit të pagave dhe punësimit dhe rritjes së kompanive janë punësuar 4000 persona. Në vitin 2019, në nivel shteti ishin nënshkruar 1484 kontrata për vetëpunësim. Prej tyre, gjithsej 557 persona, respektivisht 38 për qind janë të rinj deri në moshën 29 vjeçare, ndërsa 515, apo 35 për qind janë femra. Në vitet e fundit rreth 15 për qind nga gjithsej bizneset e regjistruara private në shtet bien në Programin e vetëpunësimit. Prej vitit 2007 janë themeluar mbi 30.000 biznese, prej të cilave 65 për qind janë akoma aktive.

In : Aktuale

Loading...
loading...