Intervistë me Mendi Qyrën -Trim & Lum do i ofrojë Strugës ”Një perlë buzë liqenit”

Intervistë me Mendi Qyrën,President i kompanisë TRIM LUM me renome jo vetëm në Strugë por edhe më gjërë në rajon:


Strugalajm: Kompania juaj nga viti në vit po zgjeron aktivitetin jo vetëm në Strugë dhe Ohër por edhe në Shkup .Deri ku shkojnë objektivat e Trim&LUM?

Mendi Qyra:Ndërmarrja Trim dhe Lum, këtë vit feston vitin jubilar 30 vjetorin e saj.Me këtë rast mbyllim edhe objektivin e filluar 3 dekada më parë.
Konkretisht u rritëm si ndërrmarrje u zhvilluam dhe synojmë majet e suksesit.
Jemi kompani me përfshirjen më të gjërë, gjeografike në RMV në ndërtim dhe atë në 7 komuna,5 në qytetin e Shkupit dhe 2 këtu në Strugë e Ohër . Pa mos harruar që objektiv ka qën edhe aspekti social ,punsimi,humanizmi ,kultura, arti sporti etj.


Strugalajm:Tashmë në Strugë ka nisur investimi për një hotel dhe qendër-komerciale dhe rezidenciale nga ana e kompanisë suaj.Si do duket ky investim që ju e keni pagëzuar ”ëmbla” ? Mos është një paralajmërim që po futen edhe në sektorin e hotelerisë ?Deri ku shkojnë objektivat e Trim&Lum në këtë sektor?StrugaLajm


Mendi Qyra:Po,dekadë e re objektive të reja edhe atë në fushën e Hotelierisë.
Duke parë kërkesën gjegjësishtë mungesën e shtretërve dhe kapaciteteve hoteljere në Strugë vendosëm të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për qytetin tonë e jo vetëm, sigurisht edhe për ndërrmarrjen.
Konkretishtë do të ndërtohet hotel bashkohorë me mbi 200 shtretër me të gjithë kushtet optimale bashkohore:Me restorante,salla konferencash ,SPA etj. Në kuadër të të cilit do të ketë edhe qendër tregëtare.
Thënë shkurt do të jet një perlë buzë liqenit që si nga funkcionaliteti po ashtu edhe nga ana vizuale do të jetë i përkryer.

StrugaLajm

Strugalajm:Prej vitesh Trim& LUM ka ndihmuar me sponzorizime artin dhe kulturën jo vetëm në Strugë por edhe më gjërë ,ndërkohë në sport keni lënë gjurmë të thella sepse për një kohë të shkurtër mbështetët dhe ngritët një klub si FC Struga Trim Lum që tashmë është bërë adresë e sportit strugan .Deri ku shkojnë objektivat e Trim &Lum me FC Strugën?


Mendi Qyra:Sigurisht do vazhdojmë të sponzoroj artin ,kulturën,arsimin në Strugë por,jo vetëm. Ndërsa FC Struga Trim & Lum do të ketë prioritet.
Objektivi i klubit është që ekipi të etablohet si ekip cilësore dhe të vazhdojë të synojë evropën, për të dëshmuar se Struga qytet i vogël por, me vlera të mëdha.
Vlen të theksohet se jemi klubi i vetëm në RMV, por besoj edhe në Evropë që nuk ka pasur asnjë përkrahje nga Komuna dhe kryetarët e saja që nga paraqitja në skenën fudbollistike.

Strugalajm:Ju prej disa kohësh jeni zëvendëskryetar i Forumit të Biznesit Mbarëshqiptar një grup i fuqishëm që bashkon biznismenët shqiptar nga gjithë bota. Cfarë synon ky mekanizëm në përgjithësi dhe për Strugën në veçanti?


Mendi Qyra:Forumi Ekonomik Mbarë Shqiptar (FEMSH) paraqitet në skenë si përbashkues I afarizmit nga gjithë trojet shqipfolëse.
Roli I Forumit është shumë domethënës, sepse do të jetë mbrojtës i biznesit ,në Maqedoni, Kosovë,Shqipëri, Mal të Zi ,Luginën e Preshevës,diasporës dhe lobimi në shtetet përkatëse.
Po ashtu, do të jetë lobues për heqjen e barierave doganore tarifore e jo tarifore që has afarizmi .
Ky organizim FEMSh do të kalojë edhe një hapë tejë kësaj që ceka më lartë e ai është, investimet kapitale strategjike .
Unë si zëvendës keyetar jap kontributin rreth mbarvajtjes të punës dhe vendimet e Bordit drejtues I cili bord përfshinë, anëtarë nga pesë shtetet e lartëpërmendura dhe diaspora.
Besoj se bëj më të mirën.
Jam i bindur që për forumin do të flasin veprat,për të cilën edhe është themeluar Forumi.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...