Investime në Shkollën e Livadhisë-Strugë falë mërgimtarëve dhe donatorëve(Foto)

Ndryshime rrënjësore në ambientet e brendshme të SHFK “Aki Dika” Livadhi – StrugëStrugaLajm

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme e të gjithmbarshme për zhvillimin sa më cilësor të procesit edukativo-arsimor në shkollën tonë, janë realizuar disa projekte e ndërhyrje kryesisht në mjediset e brendshme dhe të jashtme të saj. Këto projekte janë kthyer në realitet falë kontributit të jashtëzakonshëm të investitorëve e donatorëve zemërgjerë të cilët janë tepër të vetëdijshëm për rëndësinë e arsimit e të edukimit të gjeneratave të reja. Një falenderim i veçantë nga përgjegjësi i ShFK “Aki Dika” prof.Gjylbi Dalipi, si dhe nga gjith stafi arsimor. Ky falenderim i veçantë shkon për donatorët si dhe personat që ndihmuan aktivitetin e mrekullueshëm.
Donatorët e nderuar e zemërgjerë:StrugaLajm

  1. Z. Neat Lloga-biznesmen i sukseshëm në Gjermani me mbi 20,000 Euro, për instalimin e ngrohjes qendrore në SHFK “Aki Dika”- Livadhi Strugë, si dhe ndërhyrje të tjera; gjithashtu edhe 500 litra lëndë djegëse (naftë) për provë të ngrohjes qendrore.
  2. Prof. Idris Hoxha (pronari i “Genc Komerc”) realizoi lyerjen e objektit brenda me shumën prej 3,000 Euro me materiale dhe punë dore.
  3. Z. Latif Destani (shoku i z. Neat Lloga) nga Kosova dhuroi 15.000 Euro për fasadën e shkollës sonë e ngelur nga ana veriore dhe perendimore që filloi dhe përfundoi gjat pushimit dimror.
  4. Xhamia e Livadhisë na dhuroi (5) kompjuter të kompletuar për realizimin e orës së Informatikës.
  5. Ndërmarja “005-Enkeled” Me pronarin z. Mirdi Lloga dhuroi 500 Euro.
  6. Një donator anonim shkollës i dhuroi një hidrofor prej 15000 denaresh.
  7. Ndërmarja “Elektro promet” shkollës i dhuroi dy lavamanë të kompletuara, një çezme Delimano si dhe materiale të tjera.
  8. Afaristi z. Melazim Lloga i cili vepron në Austri e pajisi bibliotekën e shkollës me rafte të reja mbi 300 Euro. Z.Abduladi Dalipi dhuroi tre dyer si dhe z.Isa Dika tre dyer.
    Falenderime të veçantë në emër të përgjegjësit si dhe të të punësuarve iu drejtohen menaxhuesit të shkëlqyer z. Arsim Lloga i cili e ka ndjekur punën hap pas hapi me ndërhyrje profesionale gjatë instalimit të ngrohjes qendrore si dhe në shumë intervenime të tjera shtesë. Riparimin e bangave me lyerje dhe panele të reja.Riparimi i olluçeve, ndrrimi i parmakeve jashta dhe mbrenda me granit të gjitha dritaret e hapsirat tjera. Pedagogu z. Mevlur Lloga, gjithashtu i angazhuar dhe i palodhur në realizimin e punëve shum të nevojshme shtesë. Falënderojmë gjithashtu ndërmarjen “Termomilenium” me pronar z. Lumturi Oranin me ekipin dinjitoz e profesional për korrektesën gjatë instalimit të ngrohjes qendrore.
    Falenderim i posaçëm iu drejtohet edhe personave të nderuar që kontribuuan në këto aktivitete: z.Natmir Zhaku, z.Enver Hoxha, Lulzim Lloga,Ashim Sela,Sali Lloga etj.
    Nuk duhet lënë pa përmendur edhe angazhimin e gjithëanshëm të punëtorëve sanitar të shkollës sonë.
    Uroi që ti gëzojnë nxënësit e f. Livadhi, Bixhovë dhe Novo Sellë, si dhe stafi arsimor i nderuar.
    Respekte për të gjithë ata që dhuruan e ndihmuan,Zoti i bekoftë! Gjylbi Dalipi, 31 mars 2023
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...