Ironi ose jo…

Lebit Murtishi

StrugaLajm

( Dhe mu kujtuan fillimvitet e 90 – ta, koha, kur
për faktorin ndërkombëtar kishte rëndësi vetëm
ndryshimi i sistemit politk në Shqipëri, pa llogaritur
se po përsiritej gabimi i L.D.Botërore, kur Amerika
kërkoi ndihmën e mafies italiane për të,,pastruar”
terenin e minuar italian nga fashizmi, duke harruar
se ato qarqe mafioze do ingranoheshin aq fuqishëm,
në çdo ,,burgi” që quhet pushtet, dhe do fshijnë
lëmë në politikën italiane sot e gjithë ditën…)StrugaLajm

Ilir Meta, njëri ndër tre mbretërit e korrupsionit
dhe njëri ndër qindra skenaristë e protagonistë
që qëndrojnë pas të gjitha krimeve të periudhës
postkomuniste, pra, edhe pas mafies së ndërtimeve
në R. e Shqipërisë ,,nderoi” me ceremoni zyrtare
pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës për kontributin
që dhanë për shpëtimin dhe nxjerrjen e njerëzve të
ngujuar nën gërmadhat që shkaktoi tërmeti në qytetin
e Durrësit dhe në disa venbanime tjera të Shqipërisë,
në mëngjesin e kobshëm të 26 Nëntorit 2019!
Ironi ose jo, ky është ,,imazhi” politik i Atdheut
tonë sot; kjo është ajo pasqyra e frikshme e ,,treshes”
së zezë: Metë – Ramë – Berishë, që e solli Shqipërinë
në këtë gjendje mjerimi, sa t’i thotë edhe ,,babë”
shqiptari i ashkretë, atyre që e shkretuan!
U kufizova në tre emra të përveçëm, ndryshe nuk
mjaftojnë as vëllime librash që të përmblidhen gjithë
ato emra dhe mbiemra kapo-bandash dhe bosësh
të ingranuar në shtetin shqiptar, kryesisht nga faktorë
të jashtëm. Pa dashur, me asnjë shkronjë, të
,,amnistoj” kolektivin tonë (fundja nga ,,gjiri”
ynë dolën dhe u rritën këta përbindësha të
pangopshëm), më duhet të heq një vijë paralele
nëpër gjurmët e së djeshmes, se mbase i gjendet
filli diku kësaj murtaje të bardhë dhe të heshtur…
Dhe mu kujtuan fillimvitet e 90 – ta, koha, kur
për faktorin ndërkombëtar kishte rëndësi vetëm
ndryshimi i sistemit politk në Shqipëri, pa llogaritur
se po përsiritej gabimi i L.D.Botërore, kur Amerika
kërkoi ndihmën e mafies italiane për të,,pastruar”
terenin e minuar italian nga fashizmi, duke harruar
se ato qarqe mafioze do ingranoheshin aq fuqishëm,
në çdo ,,burgi” që quhet pushtet, dhe do fshijnë
lëmë në politikën italiane sot e gjithë ditën…

In : Aktuale

Loading...
loading...