Italia fiton Eurovision 2021, shqiptari Gjon Muharremaj renditet i treti

Pas një nate të gjatë plot emocione është shpallur fituesi i Eurovision 2021. Shteti fitues është Italia.

Në mesin e shumë përfaqësuesve, Maneskin arriti që të marrë çmimin kryesor. Plot 26 artistë nga 26 shtete të ndryshëm u ngjitën në skenën e madhe të festivalit evropian, që këtë vit u mbajt në “Ahoy Arena”, në Rotterdam të Holandës.StrugaLajm

Finalja e këtij viti u organizua me prezencën e dy shqiptarëve: Anxhela Peristerit, e cila përfaqëson Shqipërinë, dhe Gjon’S Tears, i cili përfaqëson shtetin e Zvicrës.StrugaLajm

Anxhela Peristeri dhuroi një performancë elektrizuese në “Eurovision”. Këngëtarja shqiptare me këngën e saj “Karma” u rëndit e 21-ta.

In : Aktuale

Loading...
loading...