Kujt i shisni pordha me ato drita dhe me ato privilegje o pushtetar?

Hasim Memishi Sopi

AUTO AMBULANCAT DONACION PREJ EUROPE, SHITJEN E PORDHAVE VENDORE!StrugaLajm

Derisa kthehesha në Tetovë, në magjistralen prej Shkupi, disa vetura policie dhe vetura qeveritare, me drita, me p.n raba t’forta bënin me drita që ne populli i thjeshtë ta lëshojmë rrugën sepse kalojnë ata që shesin pordha!
Kur arritën në pikën pagesore në Zhelinë, u hap trau dhe kaluan me shpejtësi të madhe.
Kujt i shisni pordha me ato drita dhe me ato privilegje?
Auto ambulancat ua jep donacion Europa, shkollat dhe autostradat i finansoni me kredi nga Banka Botërore; ushqimin dhe benefitet tjera ua paguajnë me taksat e tyre, qytetarët hallexhinj që mezi mbijetojnë!
Kur të hipni në veturat me drita, kujtoni nga keni ardh, kujtoni se fqinji juaj për nji infuzion në spital duhet të intervenoj që t’i kryhet shërbimi; kujtoni kur flisni me celularin zyrtar, se ka fëmijë që nuk mund të ndjekin shkollën sepse nuk kanë qasje në internet; kujtoni se shumë të rinj punojnë nëpër restoranet e Europës sepse ua kanë zënë vendin ata që nuk e meritojnë!
Kur të ecni nëpër rrugë me p.n raba t’forta ndalni ato dritat ngjyra ngjyra, sepse është turp prej kreditorëve dhe atyre që e ndihmojnë këtë shtet të ec përpara!
Me paret e fitrave nuk blihet vilë në bregdet, as me donacione nuk shitet pordha.
Uleni kokën punoni, kaloni në heshtje, mos i shqetësoni qytetarët që edhe ashtu janë të shqetësuar me shumë gjëra dhe padrejtësi tjera!
✌🤚⛔StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...