ITSHKSH zgjerohet me gjashtë qendra rajonale dhe dy departamente tjera

Në takimin mes drejtorit të ITSHKSH-së Skender Asani dhe ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, u konfirmua vendimi për zyrtarizimin e tetë departamenteve të reja të Institutit, gjashtë prej të cilave do të jenë departamente rajonale, të cilat do të shërbejnë si zgjatim i punës së institutit, i cili, tashmë e decentralizuar, do të arrijë të prekë edhe në qytetet e tjera shqipfolëse në vend.StrugaLajm

Siç informon ITSHKSH-ja, në këtë formë ato do të promovojmë mundësi të reja kërkimore të njohjes së vlerave të trashëgimisë kulturore lokale.

“Këto gjashtë departamente do të jenë: Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Strugë, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Dibër, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Manastir, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Kërçovë, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Tetovë, Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Kumanovë”, thuhet në kumtesë.

Dy departamentet e tjera, shtohet, janë ai i Qendrës Multimediale dhe Dokumentare dhe Departamenti i Mërgatës.

“E para do të shërbejë për të përafruar Institutin me standardet globale me anë të digjitalizimit, ku teknologjia audiovizuale do të përdoret për të arkivuar, dokumentuar dhe për t’ia prezantuar publikut më të gjerë hulumtimet dhe veprimtarinë e institutit. Ndërkaq Departamenti i Mërgatës përfaqëson zyrtarizmin e përpjekjes për të zbardhur fakte dhe vlera historike dhe për të shërbyer si një urë lidhëse me atë pjesë të popullsisë shqiptare e cila ndonëse larg fizikisht, mbahet e bashkuar nga ndjenja e fuqishme e kombit”, njofton ITSHKSH-ja.

In : Aktuale

Loading...
loading...