Izmit Nura ndan çmimin 8 shtatori:Lulëzim Vrenezi e fiton ketë vlerësim

Kisha nderin dhe kënaqësinë sot në këtë ngjarje solemne të dorëzimit të mirënjohjeve të Çmimit të këtij viti “8 Shtatori” për arritje në fushën e sportit, si dhe për kontributin e veçantë në zhvillimin e sportit dhe afirmimin dhe promovimin e shtetit.

Të pranohet kjo mirënjohje, është verifikim dhe vërtetim i mundit të tyre,të gjitha angazhimeve të tyre dhe rrugën të cilën e kanë kaluar me shumë punë dhe përkushtim, që të gjithë ne sot të jemi dëshmitarë për sukseset e tyre në sport, për të cilën këta janë shembulli më i mirë që duhet ndjekur nga gjeneratat e ardhshme.

Prandaj, më lejoni , me nder të veçantë, t’u uroj për çmimet dhe përzemërsisht tu falënderoj për gjithçka që në karrierën tyre sportive kanë arritur për vendin tonë.StrugaLajm

Në fund, më lejoni tua uroj juve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë, me dëshirë si shoqëri multietnike dhe multikulturore të vazhdojmë të krijojmë kushte për barazi të plotë të gjithë komuniteteve, a nga viti në vit bashkërisht të punojmë në mbylljen e kapitujve dhe të jemi një hap më afër Bashkimit Evropian.StrugaLajm

Urime Lulzim Vrenezi dhe ju të tjerëve respekt e suksese.

Gëzuar festa!

In : Aktuale

Loading...
loading...