Ja çfarë është investuar në shkollën e Livadhisë (Foto)

Aktivitetet e përfunduara në ShFK ”Aki Dika” – Livadhi, Stugë. Për vitin shkollor 2016/2017

nga përgjegjësi i shkollës prof.Gjylbi Dalipi.

Iniciativa dhe organizimi i përgjegjësit me aktivitetet e një pasnjëshëm, ku e shfytëzon autoritetin dhe respektin në shoqëri dhe në kolektiv, gjithmon për të mirën e shkollës dhe të nxëxnësve, aktivitetet me sa vijojnë:

1. Vendosja e /ulseve/ në oborr të shkollës për shërbimin e nxënësve gjatë kohës së lirë. Vendosja e 7- koshave statik dhe lëvizës, për mbeturina në oborr të shkollës, gjithmon në funksion të nxënësve. Vendosja e 7- vazove prej betoni, dy funksionale si vazo per lule dhe si mur mbrojtës të fushës së sportit. Mbishkrimi i emrit të shkollës në pllakë guri, financuar nga z. Agim Dika – Livadhi 60 euro. Mbishkrimet murore si dhe vizatime për ciklin e ulët nga ”Kryqi i Kuq” Strugë.
Piktura e Heroit Kombëtar Shqipëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, me madhësi 2×2 metro, e pikturuar në panel nga arsimtari i artit figurativ, z.Edip Lloga. Fotografit e Figurave Historike Kombëtare Shqiptare si dhe të gjithë figurat e Rilindasve me mbi 45 foto me madhësi A-3. Të vendosura në xhamë, të varura në muret e koridorit të shkollës, të finansuara me mbi 300 euro nga biznesmeni z.Gajur Lloga.
2. Iniciativa për rregullimin e dy klasëve dhe një biblioteke, me një hapsirë prej 170 metro katrorë, në pjesën aneksë të shkollës. Një angazhim intenziv së bashku me drejtorin z.Mexhit Imeri, aktiviteti u finansua nga shkolla qendrore 7000 euro. Lyerjen e dy klasëve, koridorit dhe bibliotekës, gratis nga ndërmarja Gipser “Ndriçim Kompani” nga Zagraçani. “SHA-LI”Kompani -Livadhi gratis dyert e klasave mbi 300 euro. Tash shkolla dispononë: 12-klasë, nga këta tre klasë janë të paisura me kompjuter për realizimin e orës së informatikës si dhe orët që realizohen sipas programit shkollor, 1- bibliotekë, 1- zyrë për të punësuarit, sallë sporti, fushë sporti, parkingun e makinave si dhe parkun e gjelbëruar. Që do të thotë secili arsimtar ka klasën e vetë, ku e realizon proçesin edukativo-arsimor. Me përfundimin e këti aktiviteti shkolla nga data: 01.09.2016 fillojë të realizojë proçesin mësimor me një ndërrim me të dy ciklet /para dite/. Përparësitë e këti aktiviteti, janë me idenë se nxënësit janë më të freskët dhe mësimi është më cilësor. Si dhe ekonomikisht në reduktimin e lëndës djegëse /drutë/, për ngrohjn e klasëve. Që do të thotë deri më tani një ndër shkollat më të kompletuara…
3. Aktiviteti i rradhës: Shembja dhe rindërtimi i banjove të shkollës të ndërtuara me standarde, të financuara afër 13.000 euro, nga biznesmeni i nderuar z. Selami Ziba, ku shërbehen nxënësit e shkollës sonë. Si dhe një numër veglash sportive për realizimin e orës së edukatës fizike për nxënësit.
4. Aktiviteti i radhës, ndërtimin e një “Parkingu” prej 200 metro katrorësh, në kuadër të oborrit të shkollës në skain e pa shfrytëzuar, ideja që të mos pengohet komunikacioni në rrugë. Donatorët për këtë aktivitet janë: Ndërmarjet: ”Blerim Komerc” me pronar z.Fadil Vlashi Veleshtë me 100 metro katror pllaka (500 euro). ”Mirani-AG” me pronar z.Samet Hajredini, z.Enis Hani Velesht me 100 metro katror pllaka, si dhe 2 thasë çimento (510 euro).“UNIVERS”me pronar z.Ruhi Sinani Fierishtë me 100 metro gjatësi anësore (100 euro). Kurse i gjithë materiali bazë, rëra, çimentoja e deri në finale, të paguara nga të hollat e diasporës së SHBA-së (500 dollar). Kurse puna e dorës nga vetë të punësuarit si dhe z.Vasfi Ziba.
5. Aktiviteti i rradhës, ndërtimi i një parku të gjelbruar ndërmjet fushës së sportit dhe parkingut rrethë 200 metro katror, me mbi 30 kubik dhe pjellor të donuar (130 euro), nga ndërmarja “Nonka Kompani” me pronar z. Amir Mazari Dollogozhdë. Me 100 metro anësore të paguara nga të hollat e diasporës së SHBA-së (125 dollar), i rregulluar dhe i gjelbëruar. Kurse druj dekorativ, të donuara (70 euro) nga Fidanishte “PINUS-AS” me pronar z. Mevlan Rexhepi Tetovë. Puna fizike u realizua vet dhe me disa kolegë të shkollës.
6. Aktiviteti i rradhës, Rrethimi i parkut me një mbrezhë statike me 25 metro gjatësi si dhe 1,70 metro lartësi, për mbrojtjen e nxënësve gjatë realizimit të orës së edukatës fizike nga komunikacioni në rrugë, si dhe gjelbrimin e parkut. Mbrezha e paguar nga të hollat e SHBA-së (150 dollar), si dhe shtyllat (25 euro), nga z.Përparim Dauti Livadhi. Puna e dorës, u realizua nga punëtorët ndihmës si dhe disa kolegë, z.Lundim Dalipi dhe z.Saip Pollozhani.
7. Aktiviteti i rradhës, Shtruarja me 75 metro katror pllaka, rreth e rrotull parkut të gjelbëruar, si dhe rreth koritës së çeshmes për mos ndotjen e nxënësve, të paguara (800 euro), nga mërgimtari z.Rraman Dervishi Livadhi.
8. Aktiviteti i rradhës, Blerja e mjeteve: 1 makine -/ kosë/, për mirëmbajtjen e parkut, 60 metro kabëll, 35 metro cevë, 2 sete për stërpikjen e parkut, 1 Hidroforë /pumpë uji/, donuar nga të hollat e disporës së SHBA-së (550 dollar). Vendosja e një pusete me kapak, për mbrojtjen e pumpës së ujit, 1 metro lartësi si dhe 1.20 m gjërësi, donuar (70 euro) nga “TILI KOMPANI” Veleshtë. 1 korit për çeshme, donuar nga z.Bukuri Dalipi (90 euro). 40 metro kabëll nëntoksore për lidhjen e pompës së ujit, donuar (40 euro) nga z.Bukuri Sadiku.
9. Dhurata për nxënësit për Vitin e Ri, 130 pako, për të gjithë nxënësit e shkollës që ndjekin mësimin, paguar (180 dollar), nga të hollat e SHBA-së, të cilat u mblodhën nga z.Ilir Ziba me shokët në Kenerikë, ku prezentë isha dhe vetë që i solla për nevojat e shkollës, gjithësej 1670 dollar.
10. Veshjen e nxënësve të tre klasëve komplet kl. e I- II-III-të, nga një shoqatë Turke, gratis. Gjithësej për këta aktivitete të prurat në shkollë dhe puna e dorës janë mbi 25,000 euro.
Në aktivitetet e shkollës kan kontribuar dhe Ndërmarjet: ”Shkumbin Trans” Dollogozhdë, ”Tani kompani” Livadhi, ”Ziba Inxhiniering” Livadhi.
Shkollës sonë, si gjithmonë, nuk i mungon suksesi dhe aktivitetet në mësime, në gara komunale e regjionale, sepse dispononë një staf profesional dhe serioz të pregaditur. Falenderojmë të gjithë ata që kontribuan për aktivitetet e shkollës sonë, zoti i shpërbleftë. Aktivitetet do të vazhdojnë dhe më tej…!

StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...

Related Articles