Ja çfarë tha Zoran Zaev pasi iku nga qeveria

Zoran Zaev

Sot ia kam dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, dorëheqjen time nga pozita e kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Demokracia do të thotë edhe përgjegjësi. Me dorëheqjen time marr përgjegjësi dhe jap shembull për detyrën qytetare të liderëve të ardhshëm, por jap edhe një kontribut tjetër në forcimin e kapaciteteve demokratike të shtetit.

Ishte një nder i madh të isha në gjendje të shërbeja dhe të kisha besimin e shumicës së popullit për katër vitet e fundit.StrugaLajm

Dëshiroj të falënderoj deputetët, këtë dhe përbërjen e mëparshme, anëtarët e të dy përbërjeve të Qeverisë gjatë mandatit tim dhe qytetarët e vendit tonë.

Uroj mirëqenie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë, për të gjitha komunitetet, për të gjithë njerëzit tanë.

In : Aktuale

Loading...
loading...