Ja cfarë thotë kandidati për të zëvendësuar Zoran Zaevin

Zëvendësministri i Financave dhe anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski për “Fokus” thotë se i respekton vendimet e organeve të partisë dhe se nuk do të komentojë për mundësitë dhe gjasat deri sa LSDM të shpallë zgjedhjet brendapartiake.

“Të gjithë duhet të kemi respekt etik dhe politik ndaj kryetarit Zaev dhe për vendimet e guximshme dhe vendimtare që bashkërisht me qytetarët duhet t’i vazhdojmë për një të ardhme më të mirë. Në këtë moment nuk mendoj se jamë më i rëndësishme, por e rëndësishme është e ardhmja e vendit”, tha Kovaçeski.StrugaLajm

Ndryshe, në media folet se Kovaçesvski është kandidati më serioz për kryetar të LSDM-së dhe kryeministër, ndërsa ai ishte i pranishëm në takimin mes kryeministrit Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi.StrugaLajm

“Tani të gjithë në qeveri jemi të përkushtuar në sigurimin e një të ardhme stabile dhe evropiane. Unë mora pjesë në bisedimet mes Alternativës me qëllim që ta rrisim shumicën”, tha Kovaçevski.

In : Aktuale

Loading...
loading...