Ja çfarë thotë prokurori për sulmin ndaj Ziadin Selës

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ku po mbahet seanca për tentim- vrasjen e deputetit Ziadin Sela, prokurori Darko Jakimovski, në fjalët e tij fillestare tha se dhjetë të akuzuarit për sulmin ndaj Zijadin Selës kanë tentuar ta vrasin atë, dhe janë ndalur se godituri atë vetëm kur më nuk ka dhënë shenja jete. Siç shpjegoi prokurori, ata kanë prova të shumta që dëshmojnë veprën, tentim për vrasje, raporton SHENJA.

Prokurori kujtoi se ngjarjet e 27 prillit nuk kufizohen vetëm me këta 10 persona, por megjithatë duhet gjykuar tentimi për vrasje të një deputeti, edhe atë në institucionin më të lartë ligjvënës.

“Kur rrahja e ka arritur kulmin, rrethana e vetme që e ka shpëtuar Zijadin Selën ka qenë fakti që ai më nuk ka dhënë shenja jete, e jo hamendësimi i sulmuesve se a duhet të vazhdojnë”, ka thënë prokurori Jakimovski, raporton SHENJA.
Prokurori tha se do dëshmojnë edhe dëmtimet e rënda që ja kanë bërë Selës e që ka patur gjasa t’ia marrin jetën.StrugaLajm

Prokuroria ka foto, video, dëshmitarë mes të cilëve deputetë dhe gazetar që atë ditë ishin prezent. Dhe u tha që do të zbulohet se si e kanë ndarë Selën prej turmës duke e patur cak për rrahje.

In : Aktuale

Loading...
loading...