Ja çfarë thotë Zaevi për Selën, BESËN dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kryeministri Zoran Zaev sonte do të jetë mysafirë në emisionin “Rruga drejt” në Alsat. Në këtë intervistë të realizuar që do të transmetohet, Zaev ka folur për Ziadin Selën pas largimit nga Qeveria, për zgjedhjet dhe prioritet e Qeverisë.

“Unë e di që me Selën ishim krahë për krahë natën e 27 prillit. Andaj dera ishte e hapur gjatë kohë për të arritur marrëveshje. Por nuk ndodhi. Vazhdojmë të jemi të hapur”, theksoi Zaev, transmeton INA.

Ai tha se do ta shoh Selën në sy, i pyetur nga gazetarja Arta Tahiri se a mund ta bëjë këtë pasi që Sela në një emision foli për një situatë nga takimi i tyre pas zgjedhjeve lokale, ku siç tha Zaev nuk mund ta shikonte në sy për disa minuta.StrugaLajm

Kryeministri Zaev ka përjashtuar edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke thënë se gjatë vitit 2018 nuk do të ketë zgjedhjet.StrugaLajm

“Le ta dijnë qytetarët, biznesmenët dhe le të bëjnë plane për vitin 2018 se nuk ka zgjedhje”, thkesoi Zaev. Ai flet edhe për bashkëpunimin me BESA, por edhe VMRO-DPMNE për planin e reformave. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...