Ja cilat derivate shtrenjtohen nga sonte

Eurosuper BS-98 dhe dizelit prej sonte në mesnatë çmimi do të rritet, ndërsa Eurosuper BS- 95 do të ngelet me çmim të vjetër, kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Eurosuper BS-98 shtrenjtohet për gjysëm denarë dhe çmimi i ri do të jetë 67,50 denarë për litër, ndërsa dizeli dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohen për një denarë.

Çmimi i ri i dizelit do të arrijë 58 denarë për litër, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri 46,50 denarë për litër.

Eurosuper BS – 95 edhe mëtej do të shitet me çmim prej 65,50 denarë për liter.StrugaLajm

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës vijoji pas rritjes së çmimit të naftës në tregjet botërore në periudhën e fundit 14-të ditore.

In : Aktuale

Loading...
loading...