Shpërthen veterani i UCK-së, nga Struga, Izmit Nura: Është e rënd krenaria e vrarë nga soji i udb-ashve dhe i fëmijëve të tyre

Ish luftëtari i UCK-së nga Struga, Izmit Nura i cili është dekoruar edhe nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci me urdhrin luftëtar i lirisë”Adem Jashari” për kontributin në clirimin e Kosovës ka kujtuar me pietet dëshmorët.Por, Nura nuk është ndaluar këtu , ai duke i’u referuar aktualitetit, shpërthen duke thënë se krenaria është e vrarë nga soji i udb-ashëve dhe fëmijëve të tyre.’’Çdo ditë e më rënd e kam të mbaj mbi supe këtë urdhër… jetojm nga fryma dhe gjaku i juaj dhe i gjith dëshmorëve… është e rënd krenaria e vrarë nga soji i udb-ashve dhe i fëmijëve të tyre, por më e rënd ësht kur miqtë , shokët vëndohen në shërbim të tyre…por në fund ne do të fitojm… LAVDI për ju o themel i tokës mëmë’’shkruan Nura.(Strugalajm.com)

StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...