Ja çmimet e reja të benzinës dhe dizelit

Çmimet e benzinës do të shtrenjtohen për një denarë për litër nga mesnata e mbrëmjes së sotme, ndërsa çmimi i dizel karburantit do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit (KRRESH). Me vendimin po bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 0,8 për qind.

Kështu, sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjitikë, Eurosuper BS-95, do të shitet me 67 denarë për litër. Eurosuper BS-98 me 69 denarë për litër, Vaji ekstra i lehtë: 44,5 denarë për liter, Eurodizeli: 55 denarë për litër. Çmimet e reja të derivateve do të hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasë deri të hënën e ardhshme.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...