Ja emrat e ministrit dhe zv/ministrave nga Lëvizja BESA

Lëvizja BESA si pjesë e koalicionit “Mundemi” është pjesë e koalicionit qeveritar dhe se ajo në Qeverinë e re të koalicionit të udhëhequr nga Zoran Zaev do të ketë një post ministri, dy poste zëvendësministrash si dhe një post të sekretarit shtetëror.

Sot edhe zyrtarisht pritet që të publikohen emrat e të nominuarëve nga kjo parti për këto poste ministrore. Jozyrtarisht mësohet se sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha do të jetë ministër i Bujqësisë.

Ndërsa në postet e zv/ministrave siç mëson INA janë konfirmuar Sadat Sulejmani si zv/ministër i Kulturës dhe Arafat Shabani për zv/ministër të Arsimit.StrugaLajm

Kjo parti do të ketë sekretarin shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, ku ndër emrat e përzgjedhur është kuadër nga Kumanova dhe se spekulohen disa emra.StrugaLajm

Në kuadër të Qeverisë së re, kësaj partie pritet ti takojnë edhe rreth 30 drejtori dhe agjenci shtetërore.

In : Aktuale

Loading...
loading...