Ja kundërshtarët e mundshëm të FC Struga në garat europiane

FC Struga Trim dhe Lum është ekipi më i ri në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, por me një sukses të jashtëzakonshëm dhe të paparë më herët në futbollin vendas. Në gjashtë vite ekzistencë FC Struga arriti që të ngjitet vit pas viti nga liga e katërt e madje të sigurojë një vend në garat europiane, pasi në sezonin që sapo lamë pas u rendit e treta në tabelën e Ligës së Parë. Me këtë sukses struganët do të jenë pjesë e Europa Conference League, ndërsa sot janë bërë të ditur kundërshtarët e mundshëm të FC Struga Trim Lum, shkruan in7. Shorti për Europa Conference League, një format i ri që luhet për herë të parë, do të hidhet nesër, ndërsa kundërshtarët e mundshëm të Strugës do të jenë:

1 NSÍ Runavík (FRO)
2 Liepāja (LVA)
3 Spartak Trnava (SVK)
4 Dundalk (IRL)
5 Breidablik (ISL)StrugaLajm

Ceremonia e hedhjes së shortit fillon nesêr prej orër 13:30 në faqen zyrtare të UEFA-S. Ndeshjet e para do të luhen në 8 Korrik, ndërsa kthyeset në 16 Korrik. Vlen të theksohet se finalja e Europe Conferemce League do të luhet në Tiranë, në stadiumin e ri Air Albania./in7.tv/StrugaLajm

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...