Ja kur mund të tërhiqen pensionet dhe vauçerët prej 1000 denarë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për pagesën e pensioneve për muajin mars 2022 dhe e ka obliguar Fondin për sigurim pensional dhe invalidor që të dorëzojë të dhëna për pensionet në banka deri më 28 mars 2022, kurse bankave u ka rekomanduar që pensionistët të marrin pensionet nga 28 marsi, transmeton TV21.

“Me pensionet e muajit mars janë përfshirë 1000 denarët e parë të cilat si ndihmë financiare shtesë pensionet do të mund t’i marrin me pensionin e prillit dhe majit”, njoftojnë nga Qeveria.StrugaLajm

Kësisoj, bankat do të duhet të ndajnë pensionet në katër grupe:StrugaLajm

Për pensionet në lartësi prej 11.000 denarë, pagesa të realizohet më 29 mars 2022 – e martë.
Për pensionet në lartësi prej 11.001 – 14.000 denarë, pagesa të realizohet më 30 mars 2022 – e mërkurë.
Për pensionet në lartësi prej 14.001 – 18.000 denarë, pagesa të realizohet më 31 mars 2022 – e enjte.
Për pensionet në lartësi prej 18.001, pagesa të realizohet më 1 prill 2022.

In : Aktuale

Loading...
loading...