Ja kush do të jenë bartësit e listave të BDI-së në zgjedhjet e 12 prillit

Zgjedhjet ende nuk janë shpallur zyrtarisht, mirëpo partitë kanë filluar fushatën jozyrtare parazgjedhore. Paralelisht me këtë fushatë, kanë filluar edhe kombinatorikat dhe pozicionimet nëpër parti, për pozicione që sigurojnë mandat deputeti.

Burime të Gazetës Lajm në BDI thonë se kjo parti para se të shpallen zgjedhjet ka bë kalkulimet e mundshme se kush do të jenë bartës të listave. Kështu si kandidat më serioz për bartës liste në njësinë zgjedhore numër 1 (që përfshin gjysmën e Çairit dhe Sarajit), përmendet kryetari i komunës Saraj, Blerim Bexheti, kurse gjasa më të vogla i jepen edhe Bujar Osmanit. Në njësinë numër 2 kandidat për bartës të listës janë Izet Mexhiti dhe mjeku i njohur kumanovar Ilir Hasani. Nëse Mexhiti bëhet bartës, Hasani do të jetë i dyti, kurse nëse Hasani është bartës, atëherë Mexhiti do të jetë i dyti në listë. Në njësinë zgjedhore numër 5 bartës liste pritet të jetë kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, kurse i dyti në listë, Ramiz Merko. Sa i përket njësisë zgjedhore numër 6, edhe një herë pa konkurrencë i pari në listën e BDI-së pritet të jetë kryetrari i kësaj partie, Ali Ahmeti. StrugaLajm

Burimet tona thonë se këto kalkulime janë bë në bazë të rezultateve që kanë funksionarët e partisë, por edhe në bazë të rejtingjeve që tregojnë anketat interne.

In : Aktuale

Loading...
loading...