Ja kush është favorit për t’i fituar zgjedhjet në raundin e dytë

Analisti dhe kolumnisti i Portalbit, Robert Nesimi, ka bërë analizë në lidhje me pritshmëritë për rezultatet në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 29 tetor, njofton Portalb.mk.

Sipas analizës, nga katër qendrat urbane koalicioni shqiptar Aleanca me Besë është në përparësi të dukshme në Gostivar dhe diçka më pak në Çair. Në Tetovë dhe Strugë gara është tejet më fluide dhe e paparashikueshme për shkak të shumë parametrave tjerë të panjohur, sidomos sjelljes së VMRO dhe LSDM.

Ndërsa sa ju përket 10 komunave tjera shqiptare, BDI është në avantazh të dukshëm dhe favorite për fitore në Likovë dhe Saraj, PDSH në Studeniçan dhe koalicioni shqiptar Aleanca me Besë në pesë komuna tjera. Në Bërvenicë dhe Dollnen gara bëhet ndërmjet një kandidati shqiptar dhe LSDM-së. Këtu pritet mobilizim i shqiptarëve nga njëra anë, ndërsa tek blloku maqedonas varet nga niveli i mbështetjes së ndërsjellë i koalicionit VMRO-LSDM.

Çairi. Në rundin e parë Visar Ganiu nga koalicioni BDI-LSDM pati epërsi prej 1.658 votash ndaj Zeqirija Ibrahimit të Besës.

Nëse votuesit e njëjtë të LSDM mbështesin Ganiun, ndërsa 90% e Aleancës mbështesin Ibrahimin, atëherë Ibrahimi kalon në avantazh prej 400 votash. Pra kalkulimi preliminar në Çair është në favor të Ibrahimit, por është e vështirë të thuhet se ç‘mund të ndodhë më tej. Nëse atë e mbështesin edhe votuesit e PDSH atëherë diferenca bëhet edhe më e dukshme. Në fund përcaktuese do të jetë VMRO. Nëse VMRO rrinë në shtëpi, fitues është Ibrahimi; nëse VMRO del në zgjedhje fitues është ai që do të merr mbështetjen e saj.

Tetova. Në rundin e parë Teuta Arifi e BDI, me mbështetje nga LSDM, krijoi avantazh të dukshëm prej 4.500 votash.StrugaLajm

Mirëpo në Tetovë gara sapo ka filluar. Problemi më i madh i Teuta Arifit janë numri i madh i 16.000 votave të lira dhe dilema që duhet ta mundojë atë është ku do të gjejë vota të reja. Nëse Kasami merr 90% të votave të Aleancës rezultati veçmë barazohet.

Më pas faktor kyç mbesin votuesit e PDSH dhe VMRO. Nëse këta rrinë në shtëpi gara do të jetë tejet e ngushtë. Nëse në zgjedhje dalin votuesit e PDSH, është vështirë të supozohet se mund të votojnë Arifin, pa marrë parasysh direktivat partiake. Në këtë rast, pra nëse dalin votuesit e PDSH, përparësia është e Kasamit. Ndërsa nëse në garë kyçen votuesit e VMRO, atëherë ata përmbysin gjithçka dhe fitues do të jetë kandidati që do të përkrahë VMRO-ja.

Gostivari. BDI ka rreth 500 vota epërsi, por në realitet Nevzat Bejta i ka punët pisk.StrugaLajm

Problem i tij kryesor, njëlloj si Teuta Arifi, janë numri i madh i votave të lira dhe ai ka po të njëjtën dilemë: ku do t’i shtojë votat? Me 90% të Besës, Taravari kalon në epërsi të dukshme prej 2.500 votash, që nuk mund t’a mbulojë askush përveç VMRO-së. Në këtë aspekt Bejta është në pozicion shumë më të keq se Arifi, e cila të paktën mund të bëjë kalkulime me PDSH-në. Ndërsa Bejta është plotësisht i zënë në kënd dhe do detyrohet të kërkojë ndihmë nga VMRO.

Pra në Gostivar avantazh të dukshëm ka Taravari. Nëse VMRO qëndron në shtëpi, Taravari fiton lehtë. Nëse atë e përkrah edhe VMRO-ja, atëherë Bejta do të deklasohet; ndërsa nëse VMRO ndihmon Bejtën, përparësia e tij do të jetë e vogël dhe ai prapë nuk mund të jetë i sigurtë. Në përgjithësi Bejta i ka punët më keq se çdo kandidat tjetër i BDI në rundin e dytë.

Struga. Në mejdanin e kërkuar Ziadin Sela mposhti bindshëm Merkon dhe Ali Ahmetin:

Nga të gjithë qytetet Struga mbetet e veçantë. Nga njëra anë koalicioni shqiptar Aleanca me Besë që në fillim ka ndërtuar epërsi prej rreth 2.500 votash për Ziadin Selën. Nga ana tjetër ky ishte i vetmi qytet i madh ky LSDM kishte kandidatin e vet, e që tani premton se do të ndihmojë Merkon. Është e qartë se nëse LSDM del dhe voton ushtarakisht për Merkon, ai ka avantazh të dukshëm dhe mund të mposhtet vetëm me mobilizim të madh të koalicionit shqiptar.

Në përgjithësi, ndryshe nga qytetet tjera, fati i Strugës është në duar të LSDM. Pa të Sela del fitues i pastër; me të përparësia është në anën e Merkos. Sido që të jetë, edhe nëse Merko fiton me mbështetjen e LSDM, kjo do të jetë fitore e Pirros. Nga memoria e shqiptarëve asnjëherë nuk do të shlyhet fakti që Sela fitoi mejdanin shqiptar dhe se BDI u desh të thërrasë në ndihmë LSDM-në për t’a mposhtur atë. Kështu paradoksalisht humbja mund të jetë politikisht edhe më profitabile për Selën: ai automatikisht do të shndërrohet në figurë emblematike të shqiptarëve si politikan që partitë maqedonase duan ta eliminojnë me çdo kusht nga skena

 

In : Aktuale

Loading...
loading...