Ja kush përfitoi amnistinë,të burgosurit e parë sot dalin nga burgjet
Të burgosurit e parë të amnistuar sot pritet të lëshojnë burgjet e vendit.
Sipas informacioneve të drejtorisë së burgjeve, tërë dokumentacioni i të burgosurve sot i është dorëzuar gjykatave, të cilat do të sjellin vendimet.
Me Ligjin për amnisti propozuar nga Ministri i Drejtësisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë votuar më datë 15.01.2018 nga Kuvendi i Maqedonisë, në burgun e Idrizovës nga gjithsej të burgosur 1754 do të përfshihen 1438 të burgosur.
Nga gjithsej 1754 të burgosur në burg të Idrizovës, sipas nacionaliteteve janë:
Maqedonas 621
Shqiptar 569
Romë 257
Turq 43
Të tjerë 157
Të burgosur në kërkim 107
Me Ligjin për amnisti do të amnistohen gjithësej 1438 të dënuar,1005 të dënuar do të fitojn ulje të dënimit me 30% nga dënimin i përgjithshem i plotfuqishëm.
Me Ligjin e amnistisë lirim të mënjëhershëm do të fitojn gjithsej 433 të burgosur:
Maqedonas 164
Shqiptar 167
Romë 61
Të tjerë 31.
Ligji për amnisti nuk përfshijnë gjithsej 316 te dënuar ,nga këto të nacionalitetit shqiptarë 126 të burgosur në burgun e Idrizovës.
Amnistia nuk përfshin të dënuarit me burg të përjetshëm, për vrasje, përdhunim, pedofili, terrorizëm, vepra penale kundër shtetit, kundër rendit dhe qetësisë publike, vepra penale kundër njerzimit dhe të drejtës ndërkombëtare. Zbatimi dhe përpunimi i të burgosurve që përfshihen me Ligjin për amnisti nga java e ardhëshme. (INA)